Kurti thotë se terroristët synonin krijimin e një korridori për të futur armë dhe trupa

  • E.K /
  • 02 October 2023 - 09:59
Kurti thotë se terroristët synonin krijimin e një korridori për të futur armë dhe trupa

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shkruar sa i përket sulmit terrorist të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ai ka thënë se bazuar në dokumentacionin e konfiskuar, Policia e ka konfirmuar që ky sulm ishte pjesë e një plani më të madh për të aneksuar veriun e Kosovës, përmes një sulmi të koordinuar nga 37 pozicione të ndryshme.

Kurti ka shkruar se kjo do të pasonte me krijimin e një korridori për në Serbi, i cili do ta mundësonte furnizimin me armë dhe trupa.

“Bazuar në dokumentacionin e konfiskuar, Policia e Kosovës ka konfirmuar se sulmi terrorist ishte pjesë e një plani më të madh për të aneksuar veriun e Kosovës përmes një sulmi të koordinuar nga 37 pozicione të ndryshme. Do të pasonte krijimi i një korridori për në Serbi, për të mundësuar furnizimin me armë dhe trupa”, ka shkruar Kurti.

(Kosova Sot Online)