Serbia pretendon se një nga terroristët u vra pasi ishte i plagosur

  • E.K /
  • 02 October 2023 - 14:54
Serbia pretendon se një nga terroristët u vra pasi ishte i plagosur

Drejtori i të ashtuquajturës zyrë për Kosovën në qeverinë serbe, Petar Petkoviq, është munduar sërish të argumentojë se serbët që e sulmuan Policinë e Kosovës para një jave u vranë pa rezistuar, përcjell “Kosova Sot Online”.

Petkoviq ka treguar një fotografi, ku pretendon se shihet Bojan Mijailoviq, një serb i vrarë të dielën e 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit.

Sipas tij dëshmohet se “Mijailoviq është vrarë derisa ishte shtrirë i plagosur”.

“Dëshmitë tregojnë qartë se ai është vrarë derisa ishte shtrirë në shpinë”, përsëriti disa herë Petar Petkoviq.

(Kosova Sot Online)