Pjesëtarët e njësisë speciale të Policisë së Kosovës janë tërhequr nga Banjska e Zveçanit

  • A.P /
  • 02 October 2023 - 16:22
Pjesëtarët e njësisë speciale të Policisë së Kosovës janë tërhequr nga Banjska e Zveçanit

Raportohet se pjesëtarët e njësisë speciale të Policisë së Kosovës janë tërhequr nga fshati Banjskë i Zveçanit dhe tani do të zëvendësohen me pjesëtarë të njësitit intervenues, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Ata u zëvendësuan nga një njësi tjetër – njësia intervenuese dhe tani do të shohim se do të ketë më pak policë”, ka deklaruar zëvendëskomandanti i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.

“Rrugët janë duke u pastruar dhe shpresojmë që jeta dalëngadalë të kthehet në normalitet”, tha Elshani.

(Kosova Sot Online)