Maliqi: Vuçiq po mundohet të krijoj një llloj distancë mes Serbisë dhe grupit terrorist

  • E.K /
  • 04 October 2023 - 08:26
Maliqi: Vuçiq po mundohet të krijoj një llloj  distancë mes Serbisë dhe grupit terrorist

Opinionisti, Agon Maliqi, vlerëson se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq po munduhet të krijojë një distancë mes Serbisë dhe grupit terrorist që bëri sulmin ndaj Policisë së Kosovës, më 24 shtator në Banjskë të Zveçanit, përcjell “Kosova Sot Online”.

Maliqi tha se këtë gjë që po mundohet ta bëjë Vuçiqi nuk do ta besojë askush në Perëndim.

“Vuçiqi po mundohet njëfarë forme ta krijojë një lloj distance mes Serbisë dhe grupit, gjë që do të jetë e pamundur, kjo do të jetë e vështirë, dhe nuk do t’i besojë askush në Perëndim”, u shpreh Maliqi.

(Kosova Sot Online)