Gjakovë: Babai raporton se vajza e tij është zhdukur, doli nga shtëpia dhe nuk u kthye më

  • E.K /
  • 05 October 2023 - 08:42
Gjakovë: Babai raporton se vajza e tij është zhdukur, doli nga shtëpia dhe nuk u kthye më

Policia e Kosovës ka njoftuar se një femër është zhdukur në Gjakovë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Rastin e ka raportuar babai i saj.

Sipas policisë ajo është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.

Ndërsa, rasti është duke u hetuar.

“Rr. Shaban Polluzha, Gjakovë 04.10.2023 – 20:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se vajza e tij, viktima femër kosovare- e mitur, është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)