Nuk votohet nga Kuvendi futja në rend dite e rezolutës për Policinë, abstenon Vetëvendosje

  • S.A /
  • 05 October 2023 - 12:39
Nuk votohet nga Kuvendi  futja në rend dite  e rezolutës për Policinë, abstenon Vetëvendosje

Kërkesën e PDK’së për futjen e një rezolute për Policinë e Kosovës në rend të ditës, e kanë përkrahur AAK dhe LDK, të cilët kanë votuar pro, por ka abstenuar VV dhe nuk ka kaluar, transmeton "Kosova Sot Online".


Konjufca ka thënë se pro kanë votuar 36 deputetë, ndërsa 53 kanë abstenuar. Gjatë votimit në sallë ishin 93 deputetë, derisa 89 morën pjesë në votim.

(Kosova Sot Online )