Osmani flet me Kryeministrin e Holandës për situatën e sigurisë në vend: Serbia të mbahet përgjegjëse për aktin e saj terrorist

  • E.K /
  • 06 October 2023 - 09:57
Osmani flet me Kryeministrin e Holandës për situatën e sigurisë në vend: Serbia të mbahet përgjegjëse për aktin e saj terrorist

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka biseduar me Kryeministrin e Holandës, me të cilin ka folur për situatën e sigurisë në vend, pas sulmit terrorist ndaj Policisë së Kosovës më 24 shtator, përcjell “Kosova Sot Online”.

Osmani ka thënë se gjatë bisedës me Rutte ka theksuar domosdoshmërinë që Serbia të mbahet përgjegjëse për për aktin e saj terrorist dhe aktin e agresionit kundër Kosovës, i cili paraqet kërcënim për paqen dhe sigurinë në të gjithë rajonin.

“Në EPC pata një shkëmbim me kryeministrin holandez @markrutte për situatën e sigurisë në vendin tonë. Theksova domosdoshmërinë që Serbia të mbahet përgjegjëse për aktin e saj terrorist dhe aktin e agresionit kundër Kosovës, i cili paraqet kërcënim për paqen dhe sigurinë në të gjithë rajonin”, ka shkruar Osmani në platformën “X”.

(Kosova Sot Online)