Kryeministri Kurti nuk u përgjigjet deputetëve opozitar – LDK e AAK e lëshojnë sallën e Kuvendit

  • S.A /
  • 06 October 2023 - 12:30
Kryeministri Kurti nuk u përgjigjet deputetëve opozitar – LDK e AAK e lëshojnë sallën e Kuvendit

Deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës e kanë kundërshtuar refuzimin e kryeministrit Albin Kurti që të përgjigjet ndaj deputetëve, transmeton "Kosova Sot Online ".

“Kjo vetëm në shtete diktatoriale ndodh që kryeministri të refuzojë të përgjigjet në pyetjet e deputetëve”, tha Pal Lekaj, teksa Arben Gashi i LDK-së e quajti të papranueshme refuzimin e Kurtit. Këta të fundit lëshuan edhe seancën e Kuvendit.

(Kosova Sot Online )