Lexoni edhe:
Kapiten Rrahmani mund t’i bashkohet Kombëtares së Kosovës këtë muaj, por jo për të luajtur!
Ministrja e Jashtme gjermane në Tiranë, tha se konflikti mes Kosovës dhe Serbisë është kërcënim për Procesin e Berlinittransmeton "Kosova Sot Online".
“Jemi në të njejtën linjë me SHBA-në dhe BE-në, duhet të tregojmë angazhim më të madh me prezencën e KFOR-it në komunat me shumica serbe”, kështu deklaroi Annalena Baerbock, e cila po merr pjesë sot në takimin e ministrave të Jashtëm të vendeve të Procesit të Berlinit në Tiranë.
Sa i përket tensioneve në veri të Kosovës, Berbok shprehu shqetësimin mbi sulmin në Basnjkë, teksa shtoi se “prandaj Procesi i Berlinit është një nismë e cila apelon direkt se rruga për në BE duhet kryer së bashku, duke respektuar integritetin territorial”.
Kryediplomatja gjermane po merr pjesë në punimet e samitit të Ministrave të Jashtëm të vendeve të Procesit të Berlinit.
(Kosova Sot Online )