Kryeziu: Sulmi terrorist i 24 shtatorit ka krijuar një situatë të re në dialog, të garantohet siguri për Kosovën

  • E.K /
  • 06 October 2023 - 13:39
Kryeziu: Sulmi terrorist i 24 shtatorit ka krijuar një situatë të re në dialog, të garantohet siguri për Kosovën

Zëdhënësi i Qeverisës së Kosovës, Përparim Kryeziu pas sulmit terrorist në veri të Kosovës më 24 shtator ka shprehur qëndrimin e ekzekutivit nëse duhet të vazhdojë dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Kryeziu tha se tani është një situatë krejt të re me prioritete tjetra.

Kryeziu ka shtuar se është e domosdoshme të garantohet siguri për Kosovën dhe vendosja e sanksioneve për Serbinë.

“Ajo çka ka ndodhur me 24 shtator në fshatin Banjskë ka qenë cenim i sovranitetit shtetëror, integritetin territorial dhe sigurisë kombëtar, si asnjë herë më parë prej përfundimit i luftës. Tani kemi një situatë krejt të re me prioritete tjetra urgjente e që kanë të bëjnë me adresimin e pasojave të sulmit terrorist të sponsorizuar nga Serbia. Ajo çka është e domosdoshme të ndodhë aktualisht është garantohet siguri për Kosovën dhe vendosen sanksione për Serbinë”, tha ai.

(Kosova sot Online)

(Kosova sot Online)