Kryediplomati shqiptar: Presim që Serbia të nis një hetim serioz për grupin terrorist-kriminal

  • E.K /
  • 06 October 2023 - 14:40
Kryediplomati shqiptar: Presim që Serbia të nis një hetim serioz për grupin terrorist-kriminal

Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Igli Hasani ka kërkuar nga Serbia që të nisë një hetim serioz për grupin kriminal që kreu sulmin terroristë mbi Policinë e Kosovës, më 24 shtator, në Banjskë të Zveçanit, përcjell “Kosova Sot Online”.

kryediplomati shqiptar deklaroi se dialogu është e vetmja rrugë për t’i normalizuar marrëdhëniet në mes të Kosovës dhe Serbisë.

“Presim që Serbia të nis një hetim serioz për grupin terrorist-kriminal, potencialisht të përfshirë në një konflikt të armatosur në veriun e Kosovës dhe lidhjen e tyre me trafikant armëve dhe individë apo subjektet tjera në Serbi apo gjetkë. Por sidomos në situatën e tanishme dialogu Kosovë -Serbi është rruga e vetme drejt paqes”, tha ai.

(Kosova Sot Online)