Abazoviq për sulmin në veri të Kosovës: Serbia zyrtare duhet të hetohet

  • E.k /
  • 06 October 2023 - 15:02
Abazoviq për sulmin në veri të Kosovës: Serbia zyrtare duhet të hetohet

Kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, kometoi situatën në veri të Kosovës, përcjell “Kosova Sot Online”, përcjell “Kosova Sot Online”.

Abazoviç foli me tone të ashpra ndaj ndërkombëtarëve, duke u shprehur se duhet të mbajnë qëndrim dhe jo të “lajnë duart”.

Tutje, ai tha se Serbia zyrtare duhet të hetohet.

“Mali i Zi ka një politikë paqësore dhe mendoj se qeveria jonë dhe shteti jonë, ka krijuar një model që si mundet që kombësi të ndryshme të jetojnë në harmoni. Hetimi që do të realizohet do të tregojë të vërtetën. Është e papranueshme kjo që ka ndodhur në veriun e Kosovës. Mali i Zi përkrah atë që ka thënë BE dhe NATO. Serbia zyrtare të hetohet. E pres edhe nga ndërkombëtarë, autoritete e Kosovës por edhe nga Serbia. Ndërkombëtarë nuk duhet të lajnë duar. Ka pasur paralajmërime nga ana e Kosovës se atje ka shumë kriminel. Edhe ndërkombëtarët duhet të mbajnë qëndrimin e vet. Politika ndërkombëtare nuk ishte efikase në rajon”, tha Abazoviç.

(Kosova Sot Online)