Haxhiu: Ne nuk i nështrohemi dhe nuk i frikësohemi kryemashtruesit Albin Kurti

  • A.P /
  • 06 October 2023 - 21:39
Haxhiu: Ne nuk i nështrohemi dhe nuk i frikësohemi kryemashtruesit Albin Kurti

 Deputetët e Kuvendit janë përfaqësues të popullit dhe nuk i nënshtrohen asnjë mandati detyrues, ka deklaruar deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Haxhiu e ka quajtur Kurti “kryemashtruesi”, the ka shtuar se ka frikësu deputetët e tij në rastin e votimit për Trustin, por që kjo nuk do të ndodhë me deputetët e PDK-së.

Tutej ka shtuar se nuk i nështrohemi, as nuk shantazhohemi, as nuk i frikësohemi kryeministrit Kurti.

“Kushtetuta e Kosovës, Neni 70, Paragrafi 1 sakteson se: Deputetët e Kuvendit janë përfaqësues të popullit dhe nuk i nënshtrohen asnjë mandati detyrues.Ne nuk i nështrohemi, as nuk shantazhohemi, as nuk i frikësohemi kryemashtruesit Kurti. Ai mundet me i kërcenu, shantazhu dhe frikësu deputetët e tij sikur në rastin e votimit për Trustin, por kjo mendësi nuk kalon tek deputetët e PDK-së”, ka shkruar Haxhiu.

(Kosova Sot Online)