Parashikimi i motit për fundjavë dhe javën e ardhshme

  • S.A /
  • 07 October 2023 - 07:30
Parashikimi i motit për fundjavë dhe javën e ardhshme

Mot i kthjellët dhe me diell pritet të mbajë sot gjatë ditës, e diela me ndryshime, transmeton "Kosova Sot Online ".

Temperaturat minimale zbresin në 4C deri 8C, ndërsa gjatë ditës temperaturat shkojnë deri në 23C e 25C.

Gjatë të dielës, priten kushte për reshje kalimtare të dielën, derisa në fillim të javës së ardhshme pritet mot stabil, pa të reshura, me diell e vransira.

“Pas një mëngjesi të ftohtë, gjatë ditës së shtunë në vend parashihet mot i kthjellët dhe me diell.  Temperaturat minimale zbresin në 4C deri 8C, ndërsa gjatë ditës temperaturat shkojnë deri në 23C e 25C. Depërtimi i një fronti të ftohtë nga veriu i kontinentit përgjatë rajonit, orëve të mbrëmjes të ditës së diel shton vranisrat mbi vend, e ku më vonë priten kushte edhe për reshje kalimtare shiu.  Temperaturat maksimale pësojnë rënie të theksuar ditën e hënë deri në 17C.  Në fillim të javës vijuese parashihet mot stabil, pa të reshura, me diell e vransira.  Temperaturat shënojnë rritje deri në 24C e 25C ditën e martë”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online )