Ky është i riu që e dhunoi sek*sualisht 14-vjeçaren në këtë qytet të Kosovës

  • A.P /
  • 08 October 2023 - 09:57
Ky është i riu që e dhunoi sek*sualisht 14-vjeçaren në këtë qytet të Kosovës

Në Suharekë, një vajzë e mitur dyshohet të jetë dhunuar seksualisht nga një person, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se bëhet fjalë për një vajzë 14-vjeçare, e cila dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një 18-vjeçar.

I dyshuari që ra në prangat e Policisë është Mustafa Vaha, i cili tashmë ndodhet nën masën e ndalimit policor.

Për gjithë ngjarjen është deklaruar vet viktima, e cila para hetuesve policorë ka rrëfyer për raportin që ka pasur me të dyshuarin.

Ndërsa i dyshuari, pasi u shoqërua në stacion policor, ka dhënë dëshminë e tij, me ç’rast e ka pranuar veprën me të cilën ngarkohet.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që të hapet rasti si “Dhunim” dhe i dyshuari të dërgohet në mbajtje.

(Kosova Sot Online)