Ish-Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s: Duhet pasur parasysh jetën e civilëve palestinezë dhe shmangien e një esklalimi në një luftë më të madhe

  • E.K /
  • 10 October 2023 - 14:13
Ish-Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s: Duhet pasur parasysh jetën e civilëve palestinezë dhe shmangien e një esklalimi në një luftë më të madhe

Ish-Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Andres Fogh Rasmussen, ka thënë se duhet të pengohet që konflikti në mes të Izraelit dhe Hamasit të kalojë në një luftë më të madhe, përcjell “Kosova Sot Online”.

“Tani vlerësohet se më shumë se 900 civilë izraelitë janë vrarë nga sulmet barbare të Hamasit këtë fundjavë. Fotografitë e burrave, grave dhe fëmijëve të vrarë janë tmerruese”, shkruan Rasmussen.

Nëse lufta nuk ndalet, sipas tij përfitues më të mëdhenj do të ishin regjimet e Moskës dhe Tehranit.

“Duhet pasur parasysh jetën e civilëve palestinezë dhe shmangien e një esklalimi në një luftë më të madhe nga e cila do të përfitonin vetëm regjimet e Moskës dhe Tehranit”.

(Kosova Sot Online)