Njëri nga terroristët që sulmuan policinë në Banjskë lirohet nga QKUK

  • A.P /
  • 11 October 2023 - 18:03
Njëri nga terroristët që sulmuan policinë në Banjskë lirohet nga QKUK

Raportohet se njëri nga terroristët serbë që sulmuan Policinë e Kosovës më 24 shtator në Banjskë, është liruar nga Klinika e Ortopedisë në QKUK, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Lajmin e ka konfirmuar drejtori i kësaj klinike, Gani Jashanica.

“Po, ai është liruar sot”, tha Jashanica.

Pas lirimit ai pritet të dërgohet në paraburgim, pasi Gjykata Themelore ia ka caktuar tashmë 30 ditë paraburgim për veprat penale “Kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Kosovës” dhe “Kryerja e veprave terroriste”.

Ky i dyshuar bashkë me një grup personash tjerë të dielën e 24 shtatorit kishte sulmuar Policinë e Kosovës, duke vrarë rreshterin Afrim Bunjaku, të plagosur një polic dhe një tjetër të lënduar.


(Kosova Sot Online)