Edi Rama në Kuvend edhe për asociacionin: Kosova po humbet shansin historik për të bërë progres në luftën diplomatike me Serbinë

  • S.A /
  • 12 October 2023 - 11:57
Edi Rama në Kuvend edhe për asociacionin:  Kosova po humbet shansin historik për të bërë progres në luftën diplomatike me Serbinë

Kryeministri Edi Rama nga Kuvendi i Shqipërisë ku po zhvillohet mocion me debat për Kosovën për draft-rezolutën për ngjarjen e rëndë të 24 Shtatorit në Banjskë përsëriti edhe një herë qëndrimin e tij se KFOR duhet të jetë i pranishëm në Mitrovicë.

Ai tha se vetë policia e Kosovës nuk i ka kapacitetet për të ruajtur kufirin, ndërsa shtoi se rrjeta e tij është çarë, ndërsa shtoi se aty kalojnë armatime dhe drogë.

Rama i bëri thirrje Kosovës që të mos e humbasë shansin historik për t’u ulur në tavolinën e negociatave me planin franko-gjerman.

“Unë përsërita qëndrimin tim të njohur, e kam thënë në samitin e NATO-s mbi domosdoshmëri të marrjes së veriut të Kosovës nga KFOR. Asosacioni është një nyje dhe jo si litar në këmbë që e pengon Kosovën. Ajo nyje dhe litar duhet këputur. Nuk duhet shkencë, por logjike. Kosova sot po rrezikon që të humbasë shansin historik që i jep plani franko-gjerman, për të bërë një hap tjetër. Siç po humbet dita ditës për mosbërjen e asosacionin të besimit të atyre që e njohën.

Tregoj nga ana ime se si e humbi Rama mundësinë Yasser Arafat për të arritur marrëveshjen. Clinton tregoi; Yasser Arafat mori në telefon dhe më tha që marrëveshja është më e mira, por nuk e firmos dot.

I thashë se kjo mundësi ishte shumë e mirë. Por përgjigja e tij ishte; e di, por nuk e firmos dot. Dhe ja, tha presidenti Clinton që kanë kaluar 23 vite nga ai moment historik dhe Palestina është shumë larg asaj marrëveshje. Punët shkuan keq e më keq punët e Palestinës, edhe nga mungesa e kurajës së udhëheqësit të saj për të finalizuar paqen. Ajo që po ndodh këto ditë është përshkallëzim ekstrem. Shqiptarëve që besojnë te Allahu, i sugjeroj që të ulen në gjunjë dhe të lexojnë Kuranin dhe të dënojnë agresionin e terroristëve të Hamasit. Sa herë aktakuza ndaj meje rivjen në nga sallat e mexhahelisë, për të masakruar vllaun e Vuçiçit pasi unë kërkova ‘pushtimin e veriut nga KFOR’ rivijnë dhe ca thirrje kundër Europës si ‘Kuçka e vjetër që s’na ka dash kurrë’, apo vijnë apele për armatosur, “Kuçka e vjetër do të na lërë në baltë”, e lloj-lloj klithmash. Këtyre thirrjeve të zakonshme, iu shtuan dhe pickamat nga kërkesa ime e përsëritur për NATO-n që KFOR të marrë në kontroll veriun, ku kufirin është katandisur në një rrjetë të çarë, nga ky hyjnë armatime, drogë e dreqi me të birin. Këtë gjënë për KFOR e thonë dhe udhëheqës të lartë.”, tha Rama.

“Veriu tokë e askujt”, Rama mbron fjalët e tij në FT: Pse të mos jetë, atje lulëzojnë grupet kriminale

(Kosova Sot Online )