Klinaku thotë se Haga e ka liruar Hysni Gucatin, "Pritet të vij në Kosovë javën e ardhshme"

  • E.K /
  • 13 October 2023 - 13:05
 Klinaku thotë se Haga e ka liruar Hysni Gucatin,

Hysni Gucati është liruar nga Gjykata Speciale e Hagës, përcjell "Kosova Sot Online"

Këtë e ka konfirmuar Faton Klinaku nga OVL-UÇK-së.

:Dje kam biseduar me avokatët dhe më kanë treguar që është marrë vendimi për lirimin e Hysni Gucatit. Ai pritet të vije në Kosovë javën e ardhshme”, ka thënë Klinaku.

Dhomat e Specializuara i shpallën fajtorë Hysni Gucatin dhe Nasim Haradinajn për pengim të administrimit të drejtësisë, duke i dënuar me nga katër vjet e gjysmë burgim dhe me një gjobë prej 100 eurosh.

Në dënim do të llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim. Ata gjenden në paraburgim prej shtatorit të vitit 2020.