Lexoni edhe:
Xhaka ndihet krenar për rekordin e ri: Ishte gjithmonë nder dhe privilegj i madh të luaja për Zvicrën
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier vlerësoi kontributin e jashtëzakonshëm për paqe të ish-presidentit finlandez, Martti Ahtisaari, i cili vdiq sot, transmeton "Kosova Sot Online ".
Hovenier në vitin 2006 ishte anëtar i ekipit të OKB-së të udhëhequr nga Ahtisaari dhe thotë se ka mësuar e është frymëzuar nga ai.
“Unë bashkohem me popullin e Finlandës, Kosovës dhe anembanë globit në zi për vdekjen e ish-presidentit finlandez Martti Ahtisaari. Ai ia kushtoi jetën paqes dhe drejtësisë dhe dha një kontribut të jashtëzakonshëm për stabilitetin dhe sigurinë në Kosovë dhe rajon”, shkroi Hovenier.
“Isha i nderuar të shërbeja si anëtar i ekipit të tij, duke mësuar dhe duke u frymëzuar nga një paqebërës i vërtetë”, shtoi ai, duke publikuar edhe një fotografi me laureatin e Çmimit Nobel për Paqe.
Hovenier kishte qenë pjesë e ekipit e OKB-së të udhëhequr nga i dërguari special Martti Ahtisaari, i cili ishte përgjegjës për negociatat e statusit të vendit që do të bëhej shtet në vitin 2008, mbi bazën e planit të hartuar prej tij.
(Kosova Sot Online )