Mesazhi i kryeministrit holandez nga Samiti i Procesit të Berlinit në Tiranë: Të ndihmojmë për të ulur tensionet

  • S.A /
  • 16 October 2023 - 12:26
 Mesazhi i kryeministrit holandez nga Samiti i Procesit të Berlinit në Tiranë: Të ndihmojmë për të ulur tensionet

Para nisjes së samitit për Procesin e Berlinit, që mbahet sot në Tiranë Kryeministri holandez, Mark Rutte pasi u takua me Ramën dhe bënë foto, bëri thirrje që të gjithë vendet të punojnë për të ndihmuar për të ulur tensionet mes Kosovës dhe Serbisë.

 “Kam mundësi që të flas me kryeministren e Serbisë dhe të Kosovës. Shpresoj që të gjithë të ndihmojnë për të ulur tensionet.”, tha Rutte.

(Kosova Sot Online )