Kurti takon kancelarin e Gjermanisë por për çfarë diskutuan!

  • A.P /
  • 16 October 2023 - 18:53
Kurti takon kancelarin e Gjermanisë por për çfarë diskutuan!

Gjatë samitit të Procesit të Berlinit që po mbahet në Tiranë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar edhe me kancelarin e Gjermanisë, Olaf Sholz, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Kurti nuk ka dhënë detaje se çfarë ka biseduar me kancelarin gjerman.

”Takim pune me Kancelarin e Gjermanisë Olaf Scholz, gjatë Samitit të Procesit të Berlinit, në Tiranë”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Në këtë samit diskutohet për perspektivën e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.


(Kosova Sot Online)