Pas dyshimeve se Bërnabiq refuzoi të fotografohet në Tiranë, reagon Beogradi

  • A.P /
  • 16 October 2023 - 20:46
Pas dyshimeve se Bërnabiq refuzoi të fotografohet në Tiranë, reagon Beogradi

Qeveria e Serbisë ka mohuar që kryeministrja e këtij vendi, Ana Bërnabiq, ka refuzuar të dalë në fotografinë e përbashkët në samitin e Procesit të Berlinit, për shkak të flamurit të Kosovës, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Madje këto pretendime Qeveria e Serbisë i ka cilësuar si lajme të rreme.

Më tutje, në komunikatë thuhet se ”Serbia e dëshiron bashkëpunimin e jo izolimin”

”Qeveria e Republikës së Serbisë është e detyruar të mohojë shkrimet e disa mediave rajonale dhe vendase, të cilat raportojnë se kryeministrja Ana Brnabiq ka refuzuar të fotografohet me liderë të tjerë gjatë pjesëmarrjes në Samitin e Procesit të Berlinit në Tiranë. Përkatësisht, Brnabiq ka marrë pjesë në një fotosesion të përbashkët të të gjithë liderëve evropianë dhe rajonalë në Tiranë, siç mund ta shihni në fotot e bashkangjitura. Me këtë Serbia edhe një herë tregoi se nuk ndjek politikë izolimi, por se është e orientuar drejt bashkëpunimit dhe zgjidhjes së të gjitha çështjeve të pazgjidhura përmes dialogut”, thuhet ndër tjerash në komunikatë.

Në këtë samit ka marrë pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. 

(Kosova Sot Online)