Aksident në tunelin e Kalimashit, 2 të vdekur e 3 të plagosur

  • A.P /
  • 18 October 2023 - 20:25
Aksident në tunelin e Kalimashit, 2 të vdekur e 3 të plagosur

Policia e Kukësit ka dhënë detaje në lidhje me aksidentin e rëndë të ndodhur në tunelin e Kalimashit, ku kanë humbur jetën dy persona.

Burime zyrtare nga policia thanë se janë edhe 3 persona të plagosur.

Në këtë aksident janë përfshirë dy makina të vogla dhe një autobot.

Policia e Kukësit/ Informacion paraprak

Rreth orës 17:45, në tunelin e Kalimashit, janë përfshirë në një aksident rrugor automjetet tip ‘Benz’ me drejtues shtetasin A. B., banues në Tropojë, automjeti tip ‘Ford’, ku udhëtonin shtetasit S. O., N. O., dhe I. L., banues në Kosovë, si dhe autoboti me drejtues shtetasin Sh. S., banues në Kosovë.

Nga aksidenti kanë humbur jetën dy shtetas, ndërsa 3 shtetasit e tjerët po marrin mjekim  dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

(Kosova Sot Online)