Osmani pranon letrat kredenciale nga ambasadori i ri i Hungarisë

  • A.P /
  • 19 October 2023 - 18:32
Osmani pranon letrat kredenciale nga ambasadori i ri i Hungarisë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani  pranoi letrat kredenciale nga ambasadori i ri i Hungarisë në Kosovë, Béla Boszik, të cilin e ka uruar për detyrën dhe ka shfaqur shpresën se gjatë mandatit të tij do të intensifikohen edhe më tej marrëdhëniet bilaterale në mes të dy vendeve, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Marrëdhëniet e mira ndërmjet të të dy shteteve, sipas Presidentes Osmani  datojnë jo vetëm nga vitet e 90-ta, në kohën e presidentit Rugova, porse edhe nga përpjekjet e përbashkëta historike, thuhet në komunikatën e presidencës.

Në një pjesë të takimit, u diskutua edhe për situatën aktuale politike dhe të sigurisë.

“Presidentja Osmani tha se Kosova do të vazhdojë bashkëpunimin me aleatë, ndërkohë që autorët e sulmit terrorist dhe aktit të agresionit të 24 shtatorit  duhet të vihen para përgjegjësisë. Në këtë kontekst, sipas Presidentes Osmani, Serbia të mbahet përgjegjëse për sulmin terrorist dhe aktin e agresionit kundër Republikës së Kosovës”.

U diskutua edhe për thellimin e bashkëpunimi ndërshtetëror, posaçërisht në fushën e shkëmbimit të studentëve dhe u tha se ka potencial për fuqizim  të marrëdhëniet ekonomike, vijon komunikata.

Ndërkaq ambasadori Boszik, u zotua për bashkëpunim më të gjerë në fusha të ndryshme të interesit të përbashkët.

(Kosova Sot Online)