'Nërvozohet' Humolli: Vetëvendosje kurrë më s’do ti fitojë 50%

  • A.P /
  • 19 October 2023 - 19:25
'Nërvozohet' Humolli: Vetëvendosje kurrë më s’do ti fitojë 50%

Qeveria, për inati të opozitës nuk po e kryen detyrën që e ka ndaj policëve, ka deklaruar ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, tash i pavarur, Fatmir Humolli, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Humolli tha se me një lloj arrogance, qeveria nuk po e kryen shëndetësor për policinë, ku gjatë fushatës, sipas tij, VV-ja e ka pasur ndër pikat e programit sigurimin shëndetësor për policinë.

“E tash kaloi gati më shumë se dy vjet e gjysmë dhe nuk është bërë sigurimi shëndetësor. Lëre që s’është bërë sigurimi shëndetësor, por edhe shtesat, sot nuk i kryejnë duke thënë se do t’ia paguajnë në mënyrë retroaktive vitin e ardhshëm. Tash, arroganca në raport me policinë, është papjekuri e plotë e qeverisë dhe deputetëve të kuvendit”.

“Në qoftë se punohet për inati të opozitës, atëherë ne nuk kemi institucione si mbretëeri apo të grupeve mafioze që duhet dëgjuar kreun e mafisë, por ne kemi institucione demokratike, kuvendi e ka zgjedhur qeverinë dhe qeveria e ka obligim t’i japë llogari deputetëve dhe nuk ka të drejtë të refuzojë t’i japë llogari deputetëve”, tha Humolli.

(Kosova Sot Online)