Sit zhvillohen dy duele në Superligë

  • S.A /
  • 21 October 2023 - 09:09
Sit zhvillohen dy duele në Superligë

Superliga e futbollit u rikthye dje pas pushimit prej dy javësh shkaku i angazhimeve të Kombëtares së Kosovës.

Ballkani e nisi xhiron e 10-të me fitore bindëse ndaj Lirisë, duke e “blinduar” pozitën e parë në tabelë, transmeton "Kosova Sot Online".

Gjilani do të ndeshet sot me Dukagjinin. Të dy ekipet nuk e kanë nisur mirë sezonin dhe synojnë fitoren sonte për të dalë nga kriza e rezultateve. Ndërsa, Feronikeli 74 do të përballet sot me Prishtinën.

Të dyja këto përballje nisin me fillim nga ora 13:00.

(Kosova Sot Online )