IKSHPK: Ka rënie të vlerave të manganit në Liqenin e Badocit por ende nuk janë arritur vlerat sipas standardeve të parapar

  • E.K /
  • 23 October 2023 - 13:12
IKSHPK: Ka rënie të vlerave të manganit në Liqenin e Badocit por ende nuk janë arritur vlerat sipas standardeve të parapar

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës bërë me dije se janë duke bërë monitorimin dhe përcjelljen në vazhdimësi të cilësisë së ujit të Liqenit akumulues të Badovcit dhe se nuk ka vend për panik.

IKSHPK thotë se analizat e fundit laboratorike tregojnë se ka rënie të vlerave referente të manganit në ujin e liqenit dhe rrjetin shpërndarës, mirëpo ende nuk janë arritur vlerat e parapara.

“Analizat e fundit laboratorike tregojnë për rënie të vlerave referente të manganit në ujin e liqenit dhe në rrjetin shpërndarës, por që, ende nuk janë arritur vlerat sipas standardeve të parapara në Udhëzimin administrativ nr. 10/2021 – Cilësia e Ujit për konsum nga njeriu.”

“Uji mund të përdoret për pastrim, mirëmbajtje të higjienës dhe ambienteve të banimit si dhe për nevoja të tjera, përveç përgatitjes së ushqimit, sepse uji i vluar nuk e zvogëlon sasinë e manganit.”

(Kosova Sot Online)