Publikohet raporti: Polici Afrim Bunjaku u vra me armë të ndaluara ndërkombëtarisht

  • A.P /
  • 25 October 2023 - 19:00
Publikohet raporti: Polici Afrim Bunjaku u vra me armë të ndaluara ndërkombëtarisht

Grupi terrorist serb vrau rreshterin e Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, me armë ndërkombëtarisht të ndaluara, sipas Konventës së Otavës, thonë Autoritetet kosovare në një raport preliminar të lëshuar më 20 tetor, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Në raportin preliminar të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, thuhet se minat e konfiskuara nga Policia e Kosovës prej grupit terrorist, prodhim i vitit 1984, janë të ndaluara sipas Konventës së Otavës.

“Minat e konfiskuara, të cilat janë prodhuar në vitin 1984, janë shkak për shqetësim të veçantë, veçanërisht pasi Serbia ende posedon një numër të konsiderueshëm të këtyre minat në stoqe. Këto armë madje janë të ndaluara sipas Konventës së Otavës. Rreshteri i policisë, Afrim Bunjaku, është vrarë me armë të ndaluara ndërkombëtare nga Serbia. Ai iu nënshtrua plagëve të shkaktuara nga një minë e tillë që u aktivizua nga distanca”, thuhet në raport preliminar.

(Kosova Sot Online)