Propozimi i pesëshes për Asociacionin, Aleksander Vuçiq thotë se i ka dhënë sugjerimet e veta

  • E.K /
  • 26 October 2023 - 11:56
Propozimi i pesëshes për Asociacionin, Aleksander Vuçiq thotë se i ka dhënë sugjerimet e veta

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, në një intervistë për televizionin publik serb ka folur për takimet që do të zhvillojë sot në Bruksel me liderët e Gjermanisë, Francës dhe Italisë.

Kreu i shtetit serb ka thënë se përveç kësaj treshe, do të takohet edhe me Charles Michel, Miroslav Lajcak dhe Josep Borell.

“Ata do të jenë gjashtë, unë do të jem vetëm në anën tonë. Unë tashmë e di se çfarë të pres”, ka thënë Vucic në RTS.

Ai ka folur gjithashtu edhe për propozimin e pesëshes për Asociacionin, duke thënë se edhe Serbia ka dhënë sugjerimet e saj.

“Të pestë bënë propozimin e tyre për Asociacionin, ne dhamë sugjerimet tona. Shpresoj se do të zhvillohet në një atmosferë të mirë, një atmosferë kompromisi”, ka shtuar Vuçiq.

Ai në aktrimin e tij të zakonshëm ka thënë se “s’do të jetë e lehtë sepse s’ka gjëra të bukura dhe as takimet e këndshme”.

“Detyra ime është të bëjmë gjithçka që mundemi për të mbrojtur të drejtat e popullit tonë në Kosovë , si dhe të gjithë Serbisë”, është shprehur Vuçiq.

(Kosova Sot Online)