Nënkryetarja e Prishtinës merr edhe një pozitë të re në komunë

  • S.A /
  • 26 October 2023 - 12:23
Nënkryetarja e Prishtinës merr edhe një pozitë të re në komunë

Nënkryetarja e Prishtinës, Donjeta Sahatçiu tash do të ushtrojë edhe pozitën e ushtrueses së detyrës së drejtoreshës së Arsimit në atë komunë, transmeton "Kosova Sot Online".

Kjo pasi që drejtoresha e Arsimit, Besianë Musmurati do të jetë në pushim të lehonisë.

Vendimi ka hyrë në fuqi nga dita e martë, datë 23 tetor.

Sipas vendimit, Sahatçiu do të udhëheqë dhe menaxhojë drejtorinë në përputhje me udhëzimet e kryetarit dhe rregullores në fuqi.

Image

(Kosova Sot Online )