Rexhaj i VV-së: Qëndrimi jonë për Asociaconin dihet botërisht, shtohen edhe kërkesat për sanksione kundër Serbisë

  • S.A /
  • 26 October 2023 - 12:29
Rexhaj i VV-së: Qëndrimi jonë për Asociaconin dihet botërisht, shtohen edhe kërkesat për sanksione kundër Serbisë

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj për RTV21 ka thënë se në takimin e sotëm në Bruksel, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do kërkojë sanksionimin e Serbisë, transmeton "Kosova Sot Online".

“Sigurisht që Kurti sot do të bëjë kërkesën edhe para tyre që Serbia te sanksionohet, të hiqen masat, të letsohet rruga jone e antarsimit në organizmat ndërkombëtar dhe antyraisht kjo vije në vazhdën e një takimi ku në Kosovë ka ndodhur një akt terrosit dhe në këtë kuptim mendoj që temat do jenë këto’’, tha Rexhaj.

Ai tutje tha se propozimin e BE-së për statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe nuk e kanë parë ende, por duke u bazuar në atë se çfarë ka thënë kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca nuk ka parë dicka me kompetenca ekzekutive, teksa shtoi se ”Qëndrimi jonë për Asociaconin dihet botërisht”.

(Kosova Sot Online )