Ambasadori i SHBA-së lavdëron Ushtrinë e Kosovës: Hovenier: FSK u tregua partner i besueshëm, shmangu provokimet më 24 shtator

  • S.A /
  • 26 October 2023 - 12:38
Ambasadori i SHBA-së lavdëron Ushtrinë e Kosovës: Hovenier: FSK u tregua partner i besueshëm, shmangu provokimet më 24 shtator

Ambasadori i SHBA-së në Prishtinë, Jeff Hovenier, ka folur në një organizim të FSK-së për atë që ka ndodhur në veri të Kosovës më 24 shtator, transmeton "Kosova Sot Online ".

Hovenier ka thënë se Ministria e Mbrojtjes ka demonstruar pjekuri profesionale atë ditë, duke ngritur reputacionin e tyre si partner i besueshëm duke shmangur provokimet që kanë mundur të rezultojnë me përshkallëzim të situatës ditën e sulmit në Banjskë.

“Dua ta përmend se gjatë sulmit të 24 shtatorit në sovranitetin e Kosovës nga një grup i armatosur paramilitar, Forca e Sigurisë së Kosovës dhe Ministrja e Mbrojtjes kanë demonstruar pjekurinë profesionale dhe durimin e tyre duke lartësuar reputacionin e tyre si partner të besueshëm duke shmangur provokimet që kanë mundur të rezultojnë në përshkallëzim të mëtejmë”, ka thënë Hovenier.

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës sot kanë mbajtur konferencën vjetore ndërkombëtare “FSK dhe partnerët 2023”.

(Kosova Sot Online )