"Zbatimi i Asociacionit pa njohjen de-jure nga Serbia, nënkupton zgjerimin e ndikimit rus dhe legalizimin e strukturave paralele"

  • E.K /
  • 30 October 2023 - 08:50

Ish-ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla, ka komentuar zhvillimet e fundit në procesin e dialogut, pas takimeve të 26 shtatorit në Bruksel, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ish –ministrja tutje ka thënë se implementimi i çfarëdo versioni të Asociacionit, pa njohjen de-jure të Serbisë, do të thotë zgjerim i ndikimit rus dhe legalizim i strukturave paralele serbe.

“Implementimi i ‘Asociacionit’ (çdo version) pa njohjen de-jure nga Serbia (në këtë rast do të përcaktoheshin edhe kufijtë e nënshkruar në Bruksel në vitin 2011) do të thotë:

1.Zgjerimi i epiqendrës së ndikimit rus edhe brenda Kosovës;

2.Legalizimi i institucioneve paralele serbe aktualisht ilegale në Kosovë, dhe

3.Prelud i ndarjes pas disa vitesh!”, ka shkruar Haradinaj-Stublla.

(Kosova Sot Online)