Gjilan: Tejkaloi në vijë të plotë, dënohet me 150 euro dhe ndalohet vozitja për tre muaj kundërvajtëses

  • E.K /
  • 31 October 2023 - 11:43
Gjilan: Tejkaloi në vijë të plotë, dënohet me 150 euro dhe ndalohet vozitja për tre muaj kundërvajtëses

Drejtoria rajonale e Policisë Gjilan, njësiti i komunikacionit rrugor falë bashkëpunimit me qytetarë, kanë identifikuar një kundërvajtëse e cila duke drejtuar automjetin e saj në fshatin Budrikë, shihet duke bërë tejkalim në vijë të plotë, me të cilin veprim rrezikon pjesëmarrësit e tjerë në trafik dhe bie ndeshë me rregullat e komunikacionit rrugor, pëcjell “Kosova Sot Online”.

Kësaj kundërvajtëse është shqiptuar gjoba në vlerë prej njëqind e pesëdhjetë (150) euro, dy (2) pikë negative dhe masën e përkohshme të ndalim vozitjes në afat prej tre (3) muaj.

(Kosova Sot Online)