Aksident në Veternik, një këmbësore mbetet e lënduar

  • A.P /
  • 31 October 2023 - 18:44
Aksident në Veternik, një këmbësore mbetet e lënduar

Në kryeqytet përkatësisht në rrugën Prishtinë-Gjilan (afër Albi mall), raportohet se një aksident i rëndë ka ndodhur sot pasdite, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Në aksident janë përfshirë një këmbësore dhe dy automjete.

Këmbësorja ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor.

Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti, tha se me rastin po merret njësiti i trafikut.

“Rreth orës 17:00  kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë- Gjilan, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë, një  këmbësore dhe dy automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime  trupore ka pësuar këmbësorja dhe e njëjta është dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, tha Ahmeti.


(Kosova Sot Online)