Detaje nga djegia e shtëpisë që është pjesë trashëgimisë kulturore në Mitrovicë

  • A.P /
  • 31 October 2023 - 22:11
Detaje nga djegia e shtëpisë që është pjesë trashëgimisë kulturore në Mitrovicë

Shtëpia e familjes Koroglu në Mitrovicë që është pjesë trashëgimisë kulturore u kaplua nga flakët mbrëmjen e sotme, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Zëdhënësi i policisë Rajonale të Mitrovicës, Avni Zahiti, tha se nga zjarri nuk ka persona të lënduar, ndërsa njësitë kompetente kanë nisur hetim për këtë rast.

“Sonte rreth orës 20:10 është raportuar se në rrugën “Bedri Gjina” në Mitrovicë, një shtëpi që  është pjesë e trashëgimisë kulturore ështe përfshirë nga zjarri. Nuk raportohet për persona të lënduar. Njësitet kompetente policore kanë nisur hetimet për shkaqet e zjarrit”, tha Zahiti.

(Kosova Sot Online)