Osmani e Kurti marrin sot pjesë në ceremoninë e hapjes së Samitit të Ballkanit Perëndimor kundër Diskriminimit Racor

  • S.A /
  • 01 November 2023 - 12:05
Osmani e Kurti marrin sot pjesë në ceremoninë e hapjes së Samitit të Ballkanit Perëndimor kundër Diskriminimit Racor

Sot nga ora 16:00, do të mbahet ceremonia e hapjes së Samitit të Ballkanit Perëndimor kundër Diskriminimit Racor, transmeton "Kosova Sot Online ".

Në këtë ceremoni do të marrin pjesë edhe Presidentja Vjosa Osmani dhe Kryeministri Albin Kurti. Lajmin e ka bërë të ditur Zyra e Kryeministrit, përmes një njoftimi drejtuar mediave.

“Ju njoftojmë se sot më 1 nëntor 2023, nga ora 16:00, në Ndërtesën e Qeverisë, mbahet ceremonia e hapjes së Samitit të Ballkanit Perëndimor kundër Diskriminimit Racor. Në këtë ceremoni marrin pjesë Presidentja Vjosa Osmani, Kryeministri Albin Kurti, Ushtruesi i detyrës, Ambasador i Zvicrës në Kosovë, Christoph Fuchs, Drejtori ekzekutiv, Zëri i Romëve, Ashkalinjve dhe Egjiptianëve, Isak Skenderi.

Samiti do t’i bëjë bashkë krerët rajonalë, liderët institucionalë e përfaqësues të shoqërisë civile, që së bashku do të shkëmbejnë përvojat për adresimin dhe eliminimin e diskriminimit racor në Ballkanin Perëndimor”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online )