Vetaksident me traktor, vdes një qytetar derisa një tjetër dërgohet në QKUK në gjendje të rëndë

  • A.P /
  • 01 November 2023 - 17:33
Vetaksident me traktor, vdes një qytetar derisa një tjetër dërgohet në QKUK në gjendje të rëndë

Si pasojë e një vetaksidenti me traktor, një burrë ka vdekur në Malishevë, derisa një tjetër ka mbetur i lënduar rëndë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

Sipas Elezajt, i lënduari është dërguar në QKUK në gjendje të rëndë shëndetësore.

“Rreth orës 14:00 është raportuar aksident trafiku në fshatin Ngucat- Malishevë. Policia ju ka përgjigjur rastit, ku ngasësi i një traktori dyshohet të ketë humbur kontrollin mbi të dhe është vet-aksidentuar. Për pasojë një person mashkull i moshës madhore ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes,  ndërsa një tjetër (po ashtu mashkull i moshës madhore) është dërguar në QKUK në gjendje të rëndë shëndetësore. Rasti është duke u hetuar nga Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor”, ka thënë Elezaj.

(Kosova Sot Online)