Vjosa Osmani e pret sot ish-kryediplomaten greke që do ta shkruajë raportin për anëtarësimin e Kosovës në KiE

  • E.K /
  • 02 November 2023 - 08:50
Vjosa Osmani e pret sot ish-kryediplomaten greke që do ta shkruajë raportin për anëtarësimin e Kosovës në KiE

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do ta pres në takim raportuesen e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, Dora Bakoyannis, përcjell “Kosova Sot Online”

Takimi do të nisë në orën 10:00 në kabinetin e Presidentes.

Komiteti për çështje politike dhe demokraci në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës e ka caktuar ish-kryediplomaten greke si raportuese për anëtarësimin e Kosovës në KiE.

Detyra e Bakoyannis do të jetë të bëjë raportin, i cili shkon në seancë plenare pasi ta marrë raportin nga dy juristët eminentë që tashmë janë caktuar.

(Kosova Sot Online)