Situata në Kuvendin e Shqipërisë, deputeti i PD ndez tymuese, miratohen ligjet në mes të kaosit e tymit

  • E.K /
  • 02 November 2023 - 10:42
Situata në Kuvendin e Shqipërisë, deputeti i PD ndez tymuese, miratohen ligjet në mes të kaosit e tymit

Edhe në këtë seancë ka pasur përplasje mes ligjvënësve demokratë dhe punonjësve të Gardës në parlamentin e Shqipërisë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Garda ka bllokur foltoren, kurse deputeti i PD Ervin Salianji ka ndezur tymuese. Pasi e mbajti disa sekonda në duar, e hodhi atë në drejtim të vendit të ministrave.

Më pas ai ka vendosur që të qëndrojë te foltorja dhe të godasë atë në shenjë kundërshtie.

E gjendur përballë kësaj situate, kryeparlamentarja Nikolla ka kaluar direkt në votim dhe seanca u mbyll. Deputetët e PS miratuan projektligjet duke votuar në këmbë.

(Kosova Sot Online)