“Po targetohet grupi i afërt me Thaçin”, OVL konfirmon bastisjen në shtëpinë e Isni Kilajt

  • S.A /
  • 02 November 2023 - 12:12
“Po targetohet grupi i afërt me Thaçin”, OVL konfirmon bastisjen në shtëpinë e Isni Kilajt

Dhomat e Specializuara në Hagë janë duke kryer bastisje sot tek shtëpia e zyrtarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Isni Kilaj në Malishevë, transmeton "kosova Sot Online".

Kjo është konfirmuar nga krytari i OVL-UÇK-së në Malishevë, Metush Kryeziu.

“Te indinjuar me aktet e tilla qyqare . Në vazhdën e këtyre bastisjeve, pjesëtarë të EULEXIT ne mëngjësin e sotum vazhduan me bastisjen e shtepis te Komandantit Isni Kilaj .Çka po ndodhë . pse po targetohet një grup i njerëzve dhe ai grup i cili është i afërt me Thaçin. Tash më kjo gjykat ne munges te faktëve po benë spektakel. Turp!”, ka thënë ai.

Ndërkaq, ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku tha  se ka informacione për këtë bastisje por se nuk di më shumë detaje për arsyet e bastisjes. Kilaj ishte pjesëtarë i UÇK-së në luftën e fundit në Kosovë. Edhe ditëve të fundit ka pasur bastisje nga Specialja. Të hënën u bastis shtëpia e ish-këshilltarëve të presidentit Hashim Thaçi, Bashkim Smakaj dhe Blerim Shala. Të martën u bastis banesa dhe shtëpia e prindërve të Artan Behramit, poashtu ish-këshilltar. Ndërkaq dje u bastis shtëpia e ish-këshilltarit të Thaçit, Ismail Syla.

(Kosova Sot Online )