Munguan në Komision, Lekaj ia vendos pagat nëpër karrige deputetëve të VV-së

  • E.K /
  • 03 November 2023 - 10:57
Munguan në Komision, Lekaj ia vendos pagat nëpër karrige deputetëve të VV-së

Për të gjashtën herë ka dështuar të konstituohet Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procedurat për furnizimin dhe menaxhimin me rezervat shtetërore. Kjo pasi deputetët e pozitës përsëri nuk kanë marrë pjesë në mbledhjen e këtij komisioni, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ndërsa, deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, ka ndërmarrë një aksion ndaj mosprezencës së deputetëve të Vetëvendosjes në konstituimin e Komisionit Hetimor për rezervat shtetërore.

Ai ka vendosur në ulëset e deputetëve të munguar nga një letër ku shkruhet paga e tyre që marrin nga Kuvendi i Kosovës.

(Kosova Sot Online)