Stuhia “Ciaran” godet Shqipërinë! Përmbytje në disa qytete, plagoset polici! Alarm i kuq në 5 zona me risk

  • A.P /
  • 03 November 2023 - 20:11
Stuhia “Ciaran” godet Shqipërinë! Përmbytje në disa qytete, plagoset polici! Alarm i kuq në 5 zona me risk

Stuhia Ciaran goditi Shqipërinë mesditën e sotme. Zona më e prekur ishte ajo e Shqipërisë së mesme, ku Tirana dhe Durrësi morën edhe sasinë më të madhe të reshjeve të shiut. Erëra të forta dhe reshje shiu bënë që situata në kryeqytet të ishte shumë e rënduar.

Shumë nga rrugët e kryeqytetit janë përmbytur nga uji, duke vështirësuar qarkullimin e mjeteve. Gjithashtu bëhet me dije se në disa zona mësohet se është ndërprerë energjia elektrike.  Prurja e lartë e reshjeve ka bërë që të rritet ndjeshëm niveli i lumit Lana, i cili rrezikon të dalë nga shtrati.

Një efektiv mbeti i dëmtuar në zonën e “Pallatit me Shigjeta”, pasi u godit në kokë nga rënia e një objekti nga lartësia, si pasojë e erës.

Zonat më problematike në rang vendi, mbeten ende qytetet e Shkodrës, Lezhës, Elbasanit, dhe Korçë. Parashikohet se reshjet e shiut do të vazhdojnë gjatë gjithë natës, ndërsa paraditja e të shtunës, pritet të jetë një situatë edhe më alamante.

(Kosova Sot Online)