Hajnat hyjnë në një shtëpi në Bërrnicë të Poshtme, vjedhin ari dhe para

  • S.A /
  • 04 November 2023 - 08:45
Hajnat hyjnë në një shtëpi në Bërrnicë të Poshtme, vjedhin ari dhe para

Hajnat kanë hyrë në një shtëpi në fshatin Bërrnicë e Poshtme në Prishtinë, transmeton "Kosova Sot Online".

Në raportin e policisë bëhet e ditur se ata kanë vjedhur ari dhe para të gatshme.

“Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se persona të pa njohur kanë depërtuar me forcë në shtëpinë e tij dhe kanë vjedhur stoli ari dhe para të gatshëm. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e policisë.

(Kosova Sot Online )