Prishtinë: I mituri raporton në Polici se disa persona nën kërcënimin e thikës i vodhën para

  • E.K /
  • 04 November 2023 - 09:46
Prishtinë: I mituri raporton në Polici se disa persona nën kërcënimin e thikës i vodhën para

Një i mitur në Prishtinë ka raportuar në Polici se persona të panjohur nën kërcënimin e thikës ia kanë marrë 85 euro, përcjell “Kosova Sot Online”.

Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës, përmes raportit 24 orësh.

Ndërsa, rasti është në hetime.

“Rr. Enver Zymberi, Prishtinë 03.11.2023 – 19:00. Ankuesi mashkull kosovar i mitur ka informuar se nga persona të pa njohur nën kërcënimin e thikës i janë grabitur 85€. Nuk raportohet për të lënduar. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport.

(Kosova Sot Online)