Si paraqitet sot situata në disa qarqe të Shqipërisë pas stuhisë “Ciaran”

  • S.A /
  • 04 November 2023 - 12:35
Si paraqitet sot situata në disa qarqe të Shqipërisë pas stuhisë “Ciaran”

Pasojat e stuhisë “Ciaran” që solli reshje të dendura shiu dhe erë të fortë në disa qytete në Shqipëri janë të shumta. Ministria e Mbrojtjes njofton se ndonëse reshjet e shiut vijojnë thuajse në gjithë vendin situata paraqitet normale në pjesën më të madhe të qarqeve, transmeton "Kosova sot Online".

TIRANË

Kryeqyteti sot është lehtësuar. Krahasuar me një ditë më parë, në rrugët e Tiranës nuk ka më prezencë uji.  Niveli i Lumit Lana që doli dje nga shtrati ka rënë, ndërsa janë pastruar edhe rrugët nga rrëzimi i pemëve.

DURRËS

Ndryshe ndodh në Durrës, në disa rrugë ka ende prani të ujit. Niveli i prurjeve në të dy lumenjtë Ishëm dhe Erzen (problematikë nga përvoja e viteve të kaluara), janë rritur por nuk paraqet rrezik për dalje nga shtrati.  Hidrovorët e Porto-Romanos dhe Hamallajt vijojnë punën me kapacitet të plot. Furnizimi me ujë dhe energji elektrike vijon normalisht me përjashtim të disa defekteve për shkak të dëmtimit të rrjetit elektrik nga prania e erës gjatë natës. Në lagjen Baromet, Shijak për shkak të bllokimit të disa pusetave ka dalë uji në rrugë.

ELBASAN

Gjatë natës në Elbasan ka pasur reshje shiu m intensitet mesatar të cialt deri në mëngjesin e sotëm kane arritur në 50mm. Akset rrugore Elbasan-Qafë Thanë, Gramsh-Moglice, Elbasan-Gjinar, Librazhd-Sterbleve kanë pasur rënie inertesh e gurësh. Disa akse rurale te bashkisë Librazhd dhe të bashkisë Gramsh e Cerrik kanë pasur inerte dhe depërtim të ujerave në rrugë. Prurjet e lumenjve e përrenjve janë ne nivel mesatar. Ka probleme me furnizimin e energjisë elektrike në Peqin, rrethinat e Cërrikut, në Labinot Mal, Funare, bashkia Elbasan, Nj.A Shalës e Mollas bashkia Cerrik, Nj.A Orenje e Stebleve bashkia Librazhd dhe Porocan bashkia Gramsh.

KORÇË

PRoblem në këtë qark mbetet furnizimi me energji elektrike. Problemet më të shumta janë në zonat malore dhe në disa fshatra të fushës Maliq.  Fshatra të njësive Çlirim në  Ersekë si dhe Dardhas, Çerravë dhe pjesërisht në Velçan në Pogradec. 13 fshatra të njësisë Gorë në Maliq janë po ashtu pa energji si dhe fshatra të njësive Vreshtas dhe Moglicë.  Pa energji nga dita e djeshme është edhe Panariti i cili është izoluar nga rrëshqitja  e dherave pranë tij. Stakime të kontrolluara për shkak të kushteve të vështira atmosferike ka pasur në fshatra të fushës Devoll dhe fshatra të Korçës. E vështirë paraqitet situata në fshatra të thellë malorë të njësive Dardhas e Velçan në Pogradec ku rrugët janë bërë të pakalueshme si pasojë e reshjeve.

Në disa akse rrugore në Shkodër, Dibër, Elbasan, Berat e Korçë po punohet për pastrimin e rrugëve pasi ka prani të inerteve.

LEZHË

Një familje ka mbetur e bllokuar dhe në terren kanë shkuar emergjencat civile. Situata paraqitet e qetë dhe nuk ka probleme nga rritja e nivelit te ujit duke mos përbërë rrezik për familjen. Probleme të furnizimit me energji elektrike ka në të gjitha zonat rurale, për shkak të erës dhe rrjetit të amortizuar.

SHKODËR

Në qarkun Shkodër si pasojë e daljes nga shtrati të përroit u bllokua segmenti Theth- Ndërlysaj, i cili u zhbllokua, ndërsa ne fshatin Buzhalë të Pukës, si pasojë e shkarjes së dherave u dëmtua kabina e këtij fshati duke ndërprerë energjinë elektrike, ndërsa në rrugët nacionale ka pasur rënie inertesh. Shumë banesa në Fushë Arrës, Kelmend, Razëm janë pa energji elektrike.

Në zona të tjera si Fier deri më tani raportohen problematika sa i përket furnizmit me energji elektrike. Ekipet e OSHEEE po punojnë për rilidhjen e energjisë edhe në disa zona të thella të Gjirokastrës, Vlorës, Beratit, Fierit, Korçës, Dibrës e Elbasanit.

(Kosova Sot Online )