Sinani: Kryetari i Preshevës, në vend të “Faleminderit”, paska zgjedhur fjalë tjera për Kryeministrin Kurti

  • E.K /
  • 04 November 2023 - 16:01
Sinani: Kryetari i Preshevës, në vend të “Faleminderit”, paska zgjedhur fjalë tjera për Kryeministrin Kurti

Këshilltarja e Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për Luginë të Preshevës, Ardita Sinani, i ka reaguar kryetarit të Preshevës, Shqiprim Arifi, i cili ka bërë një komentim lidhur me raportet e Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, me ShBA-në, Greqinë dhe Shqipërinë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ajo është shprehur që Arifi në vend të “faleminderit”, siç u shpreh ajo, paska zgjedhur fjalë tjera për Kurtin.

“Siç duket i paska humbur edhe hija e fundit e traditës shqiptare”, ka shkruar Sinani.

“Një ditë pas lajmit që mbështetja për Luginën e Preshevës nga Qeveria e Kosovës vitin tjetër do të rritët edhe për 1 milion euro më shumë, Kryetari i Preshevës, në vend të “Faleminderit”, paska zgjedhur fjalë tjera për Kryeministrin Kurti. Siç duket i paska humbur edhe hija e fundit e traditës shqiptare, e që është mirënjohja për dorën që të ndihmon”, ka shkruar ajo.

(Kosova Sot Online)