Trump: Po të isha unë president Hamasi nuk do kishte sulmuar kurrë Izraelin

  • A.P /
  • 05 November 2023 - 15:00
Trump: Po të isha unë president Hamasi nuk do kishte sulmuar kurrë Izraelin

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump reagoi në lidhje me konfliktin mes Izraelit dhe Hamasit në Gaza, ku mijëra njerëz tashmë kanë humbur jetën nga të dyja anët, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Njësoj si për luftën në Ukrainë, Trump u shpreh se nëse do të kishte qenë ai president i SHBA, Hamasi nuk do ta kishte sulmuar kurrë Izraelin.

Këtë gjë, ish-kreu i Shtëpisë së Bardhë e lidh me faktin që gjatë presidencën së tij ai e kishte gjunjëzuar Iranin dhe luftuar terrorizmin.

Një deklaratë të ngjashme, Trump e bëri dhe kur nisi konflikti mes Rusisë dhe Ukrainës, kur tha se po të kishte ai drejtimin e vendit, presidenti Putin nuk “do e kishte bërë këtë gabim”.

(Kosova Sot Online)