Boban Bogdanoviq: Hamasi në Palestinë është i njëjtë me Listën Serbe në Kosovë

  • E.K /
  • 06 November 2023 - 09:46
Boban Bogdanoviq: Hamasi në Palestinë është i njëjtë me Listën Serbe në Kosovë

Kryetari i Lëvizjes Qytetare “Odgovor”, dhe opozitari mediatik më i madh i presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiqit, Boban Bogdanoviq i cili është larguar Serbia, ku edhe ka aplikuar për azil politik në Zvicër, përcjell “Kosova Sot Online”.

Bogdanoviq ka bërë një krahasim në mes organizatës Hamas dhe Listës Serbe që vepron në Kosovë.

Sipas Bogdanoviq këto dyja janë të njëjta

“Hamasi në Palestinë është i njëjtë me Listën Serbe në Kosovë”, ka shkruar Bogdaoviq.

Hamasi është grup militant palestinez islamik që udhëheq në Rripin e Gazës. Ky grup është betuar për shkatërrimin e Izraelit dhe ka luftuar disa herë brenda Izraelit që kur mori pushtetin në Gaza më 2007.

(Kosova Sot Online)